Roma nuk e llogarit Monza-n. Soule shënon gol spektakolar. Shqetëson Malen (video)
Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e pestë rresht në Serie A, pasi mundi 4-0 Monza-n në “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të. Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Serie A, Donyell Malen, pas asistit të Matias Soule. Më pas ishte argjentinasi, Soule, që shënoi një dopietë brenda pjesës së parë. Fillimisht, Soule dyfishoi shifrat në minutën e 24-të, pas asistit të Malen. Në minutën e 36-të, Soule shënoi një gol spektakolar nga distanca me një goditje fantastike me të majtën. Roma e mbyll pjesën e parë me shifrat 3-0, pro lajmi i keq për kryeqytetasit ishte dëmtimi i Donyell Malen, pikërisht tani që po përjetonte momentin më...
Burimi:
telesport.al