Gola dhe spektakël në “Emirates”. Arsenal dhe City mjaftohen me një “X” (video)
Supersfida e javës së 12-të në Premier League, Arsenal-Man. City, është mbyllur në barazim 2-2, e luajtur në “Emirates”. Në minutën e 18-të, Jurrien Timber kryen një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jeremie Doku. Man. City kërkon karton të kuq, por VAR-i e vlerësoi këtë incident si “të papërcaktueshëm”. Sfida në “Emirates” u zhbllokua në minutën e 34-të, ku Erling Haaland gjeti golin me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Josko Gvardiol. Barazimi i shifrave 1-1 do të vinte në minutën e 40-të, ku pas një krosimi të Christos Tzolis dhe asistit me kokë të Mikel merino, ishte Kai Havertz që mposhti me kokë Gigio Donnarumma-n. Pjesa e parë mbyllet 1-1. “Qytetarët” e nisën në mënyrë të shkëlqyer pjesën e...
Burimi:
telesport.al