Moise Kean do të mungojë gjatë, Fabregas i vë syrin sulmuesit të Chelsea-s

Moise Kean do të mungojë gjatë, Fabregas i vë syrin sulmuesit të Chelsea-s

29 Nëntor 2026 18:56 Telesport Në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Serie A, Cesc Fabregas nuk e përjashtoi mundësinë e afrimit të një zëvendësuesi për Moise Kean, por kërkon që mjekët të marrin përgjegjësinë për vendimin. “Duhet të kuptojmë se sa gjatë do të mungojë Kean. Mjekët duhet të tregojnë sinqerisht kohëzgjatjen e mungesës së tij. Nëse duhet të ndërmarrim ndonjë veprim, do ta bëjmë”, tha Fabregas. Sipas lajmeve të deritanishme, Kean pritet të mungoj deri në 3 muaj, gjë që e bën të nevojshme ndërhyrjen e Como-s në merkato gjatë janarit. Fabrizio Romano zbulon se Como ka nisur kontaktet e para me Chelsea-n për një transferim të mundshëm të Emmaneul Emegha, i cili ka shënuar 3 gola në 4 ndeshje me “Blutë” këtë...