Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bakshishi marramendës që ka lënë Jeff Bezos në hotelin ku qëndroi në Venecia
Miliarderi dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, thuhet se ka lënë një bakshish prej 45.000 eurosh për stafin e një hoteli luksoz në Venecia, ku qëndroi me bashkëshorten e tij të re, Lauren Sanchez, pas martesës së tyre madhështore. Lajmi është raportuar nga gazeta italiane Il Gazzettino, e cila thekson se Bezos nuk ka reaguar për ta konfirmuar apo mohuar këtë informacion, që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit. Sipas të njëjtave burime, çifti qëndroi në një hotel me shtatë yje, dhe gjesti bujar i Bezos është përshëndetur gjerësisht nga personeli i hotelit. Në krahasim me shpenzimet e dasmës, bakshishi...