Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bajram Begaj uron Presidentin e ri të Polonisë: Vlerësojmë miqësinë mes dy shteteve
👁4507
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale. Postimi i Presidentit Begaj: Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.