Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para
Shqetësim te Bayern Munich për gjendjen shëndetësore të trajnerit Vincent Kompany. Sipas raportimeve të mediave gjermane “Bild” dhe “Sky”, tekniku belg është transportuar në një spital në Mynih, pasi dyshohet se është rrëzuar pas përfundimit të stërvitjes së skuadrës. Deri më tani, klubi bavarez nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar apo detaje të mëtejshme për situatën. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat gjermane, një mjek i urgjencës është thirrur për të asistuar trajnerin, ndërsa një helikopter raportohet se ka zbritur më herët në ambientet stërvitore të Bayernit, në Säbener Straße. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa tifozët presin një njoftim zyrtar nga klubi për gjendjen e 40-vjeçarit. Shqetësimet për shëndetin e trajnerit belg vijnë pas disa ditësh gjatë të cilave ai...
Burimi:
javanews.al