Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë
👁10791
Një 30-vjeçar është arrestuar në Maminas, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Në pranga ra Saimir Sefaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe babai i tij, Shefqet Sefaj. Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Top Channel