Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Babë e bir përfshihen në sherr në Fier, përfundojnë në pranga
👁11579
Një konflikt mes të afërmish në Fier përfundoi me shoqërimin në polici të një babai dhe të birit. Miri Sulaj, 44 vjeç, pas një sherri mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar kushëririn e tij, Eduard Sulaj, gjithashtu 44 vjeç. Në përleshje u përfshi edhe djali 17-vjeçar i autorit. Pas sherrit, babë e bir u larguan nga vendi i ngjarjes, por u arrestuan më pas nga forcat “Shqiponja”. Eduard Sulaj u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.