Babai i Elseid Hysajt kërkon mol në liqen, Rama: Do ta zgjidhim, por kjo zonë ka potencial për industrinë e fizioterapisë

Babai i Elseid Hysajt kërkon mol në liqen, Rama: Do ta zgjidhim, por kjo zonë ka potencial për industrinë e fizioterapisë

Nga Shkodra në një takim me sipërmarrësit e rinj, kryeministri Edi Rama tha se vetëm në energji dhe ujë janë bërë rreth 200 milionë euro investime. Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi Ramës krijimin e një moli në liqen. Ai tha se krijimi i një moli do t’i vinte në ndihmë jo vetëm biznesit të tij gjatë periudhës së dimrit, por edhe të tjerëve që ndodhen në zonë. Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë, më mbështeti dhe kam ndërtuar këtu. Unë kisha një kërkesë, njerëzit kanë ardhur te unë. Gjatë verës kam qenë plot. Kam 19 dhoma të faturuara...