Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Babai hap iPhone-in e të birit një vit pas vrasjes, zbulon videon e autorit të dyshuar
Një vit pas vrasjes së Michael Boschetto në Villafranca Padovana, babai i tij zbuloi një video tronditëse në iPhone-in e të birit. Në të shfaqet Giacomo Friso, i cili sot gjykohet për vrasjen, duke filmuar veten vetëm pak momente pasi e kishte goditur për vdekje me thikë 32-vjeçarin. Michael Boschetto u godit katër herë me thikë nga fqinji i tij Giacomo Friso, i cili më pas thuhet se i vodhi celularin nga xhepi dhe realizoi një video-selfie duke përdorur pajisjen e viktimës. Dyshohet se Michael ishte ende gjallë në ato momente, por në gjendje agonie. Në video, Friso shfaqet duke filmuar veten me një shprehje që, sipas hetuesve, mund të perceptohet si sarkastike dhe krejtësisht indiferente ndaj krimit që kishte kryer. Krimi ndodhi më 27...