Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Babai abuzoi me vajzën, reagon Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim administrativ
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të abuzimit seksual në Fier, ku 36-vjeçari, Zamir Meta, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare. Në një deklaratë zyrtare, institucioni shpreh shqetësimin e thellë për rastin, duke theksuar se kjo ngjarje kërkon jo vetëm ndëshkim të autorit, por edhe një reflektim institucional e shoqëror për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në situata të rënda sociale apo familjare. Avokati i Popullit bën me dije se ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, me qëllim evidentimin e çdo veprimi apo mosveprimi të...