Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News Albania, ka folur lidhur me zhvillimet rreth protestave të opozitës dhe rolin e Sali Berishës në to. Sipas Petrajt, protesta e ka mbyllur ciklin e saj dhe tubimet e thirrura po shërbejnë vetëm si një formë për të mbajtur të karikuar elektoratin deri në ditën e zgjedhjeve, pasi u shkatërruan nga dhuna dhe kërkesat e gabuara politike. I pyetur në studio mbi ecurinë e revoltës dhe lëvizjet e Berishës me protestat, Petraj bëri një analizë të drejtpërdrejtë: “Protesta e mbylli ciklin e vet. Protesta në Shqipëri e kaloi atë fazën e rënies, gjë për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë që nuk duhet të binte, sidomos duhet të organizohej ditët e para, nuk...