Avokati i Thaçit: Vendimi i Hagës dukej i përcaktuar e i shkruar paraprakisht, u injoruan plotësisht dëshmitarët e mbrojtjes

Avokati i Thaçit: Vendimi i Hagës dukej i përcaktuar e i shkruar paraprakisht, u injoruan plotësisht dëshmitarët e mbrojtjes

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë dhe të paracaktuar. Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper tha se trupi gjykues, sipas tij, ka injoruar dëshmitë dhe materialet e paraqitura nga mbrojtja, ka rishkruar historinë e luftës së Kosovës dhe ka cenuar parimet e sundimit të ligjit. Ai tha se mbrojtja kishte paraqitur informacione nga NATO, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara, të cilat, sipas tij, dëshmonin se nuk kishte një strukturë efektive komandimi dhe kontrolli brenda UÇK-së. “Ky ishte një vendim i pandershëm. Është një situatë që është larg nga e vërteta, rishkruan historinë...