Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës: Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për…
Institucioni i Avokatit të Popullit paraqiti të martën gjetjet e institucionit gjatë 24 orëve të fundit të protestës në Tiranë. Ahmet Prençi, drejtues i MKPT-së (Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës) pranë zyrës së Avokatit të Popullit, i cili publikoi gjetjet në një konferencë për mediat, tha se shqetësuese janë pretendimet e pesë të miturve për dhunë fizike dhe verbale në Komisariatin nr. 1, ku te dy prej tyre janë konstatuar shenja dëmtimi fizik. Disa nga gjetjet e Avokatit të Popullit Garancitë procedurale për të miturit Në Komisariatin nr. 1, të miturve nuk u ishte dhënë formulari i të drejtave. Pas ndërhyrjes sonë, u dha formulari për të rriturit, por edhe ai ishte i papërditësuar. Gjashtë të mitur u regjistruan në regjistrin e të rriturve....
Burimi:
kohajone.com