Avokati i Popullit nënshkruan marrëveshje me homologun e Malit të Zi: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat në të dyja anët e kufirit

Avokati i Popullit nënshkruan marrëveshje me homologun e Malit të Zi: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat në të dyja anët e kufirit

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, dhe Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, Siniša Bjeković, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi. Gjatë vizitës, dy delegacionet u pritën edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Marrëveshja mes dy vendeve krijon një kanal të posaçëm komunikimi dhe pika kontakti në secilin institucion. Ankesat e shtetasve dhe rezidentëve ndaj autoriteteve publike të vendit tjetër do t’i përcillen drejtpërdrejt institucionit homolog, i cili i trajton sipas kompetencave të veta. “Qytetari që has një problem me administratën përtej kufirit shpesh nuk di ku të drejtohet. Kjo marrëveshje i jep një adresë. Për dy vende që negociojnë anëtarësimin në BE, ky është bashkëpunim praktik, jo ceremonial”, tha Shabani. “E shohim këtë bashkëpunim si një...