Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive në komunizëm
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës. Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri. “Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin...