Avokati i familjarëve të viktimave të “21 janarit”, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e masakrës në bulevard që…

Avokati i familjarëve të viktimave të “21 janarit”, Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e masakrës në bulevard që…

Rigels Seliman Avokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Sali Berishës, duke zbardhur prapaskenat e masakrës në bulevard që, sipas tij, e fundosin ish-kryeministrin. Në një reagim të fortë për gazetën “Sot”, Beqiri rrëfen se komandanti i Gardës doli nga zyra e Berishës “i dhunuar dhe i çarmatosur” nga njerëzit brenda zyrës së Kryeministrit, për të dhënë urdhrin makabër “qëlloni në mish” ndaj protestuesve. Ai thekson se të shtënat ishin të drejtpërdrejta në trup, jo plumba rikoshet, dhe se nuk ka asnjë mundësi që ky të jetë “krim pa dashje” siç po përpiqet ta paraqesë sot Berisha. Beqiri kujton se ish-kryeministri e ka pranuar publikisht që Garda qëlloi mbi qytetarët, madje kishte deklaruar se “do...