Avokatët i shpallin ‘luftë’ GJKKO-s pas ndalimit të celularëve, nis bojkoti
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të nisë bojkotin e seancave gjyqësore, duke filluar nga dita e sotme, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme që kufizon përdorimin e celularëve në ambientet e gjykatës. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të rregullores, duke paralajmëruar se bojkoti do të vijojë deri në rishikimin e saj. Sipas tij, vendimi nuk do të prekë seancat për masat e sigurisë. “ Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të rregullores së Gjykatës së Posaçme”, deklaroi Haxhia. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re që përcakton rregulla për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore, përdorimin e pajisjeve elektronike, si dhe...
Burimi:
ntv.al