Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Një avion i vogël është rrëzuar pranë një fabrike këtë të dielë në Gjermaninë veriore, ku kanë humbur jetën piloti dhe bashkëpiloti. Mediat ndërkombëtare raportojnë avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër. Salzgitter AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Gjermani. Mediat theksojnë se avioni u rrëzua mes dy sallave në një fabrikë dhe më pas u përfshi nga flakët. Menaxheri i operacioneve të brigadës së zjarrfikësve, Arno Sicks tha se vetëm pjesë të krahëve mund të shiheshin përmes tymit të dendur, duke përshkruar atë që mbeti si një “kornizë çeliku e djegur”. Sicks theksoi se rreth 90 persona nga stafi i shërbimeve të...