Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Një zhvillim interesant ka ndodhur dje në qiellin e Lituanisë. Avioni i Air Serbia, i cili ishte nisur nga aeroporti «Nikola Tesla» në Beograd drejt Moskës është urdhëruar të kthehet në Beograd. Sipas informacioneve jozyrtare të portalit ‘Nova.rs’, në avion ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i «Srbijagas», Dušan Bajatović, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popović. Që të tre konsiderohen si njerëz të Kremlinit në Beograd. Vulin ka qenë edhe shef i shërbimit sekret serb, BIA, dhe njëri nga personat më besnikë të autokratit të mposhtur në zgjedhje, Aleksandar Vuçiq. Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat e pavarura serbe, avioni me numër fluturimi JU134 u nis në orën 18:48 dhe kishte arritur deri pranë një qyteti në jug të...