Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Avioni bën ulje emergjente në Gjermani pas turbulencave të forta, 9 të plagosur
👁13934
Një avion i kompanisë Ryanair, fluturimi FR8 nga Berlini drejt Milanos, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Memmingen të Bavarisë Jugore, mbrëmjen e së mërkurës, pas një përballjeje të papritur me turbulenca të forta. Sipas autoriteteve policore gjermane, të paktën 9 persona u plagosën si pasojë e incidentit, 8 pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkalla e lëndimeve të tyre. Avioni i përfshirë ishte një Boeing 737-800, me numër regjistrimi EI-EKN, i cili hasu turbulenca mbi jugun e Gjermanisë. Për arsye sigurie, piloti vendosi të devijonte fluturimin dhe të ulej në aeroportin e...