Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aventura në lumë që u kthye në tragjedi, prindërit e 12-vjeçarit shqiptar vendosën të shpëtojnë jetë të tjera fëmijësh! Letra e lamtumirës për vogëlushët
👁3512
“Njerëzit ikin nga jeta jonë, sepse ashtu e do Zoti, nga zemra jonë nuk ikin asnjëherë, sepse kështu duam ne…”, është kjo letra e lamtumirës për dy të miturit që gjetën vdekjen tragjikisht në Greqi duke u mbytur në lumë, Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollar, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Ata ishin vetëm 14 dhe 12 vjeç, e ndërsa ajo ditë do duhej të ishte një ditë e bukur dhe plot aventura, u kthye në tragjedi kur uji i lumit u mbushi mushkëritë e vogla. Edhe pse një tjetër shqiptar, Ledian Goga, u fut në ujë duke rrezikuar jetën, dhe...