Burimi:
Opinion.al

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Ja mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët
👁4849
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi në platformën e “Whatsapp-it” po shpërndahenmesazhe mashtrimi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKSK shkruan: “Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues.” Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “phishing”. Përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve. Në të tilla situata qytetarët duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.