Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO) të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë, ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci. Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ndonëse Spahiu ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin Banjska – që ka të bëjë me sulmin e një grupi të armatosur serb kundër Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zveçanit, në shtator...
Burimi: Syri.net