Autoritetet serbe arrestojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Vendim arbitrar, të lirohet menjëherë

Autoritetet serbe arrestojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Vendim arbitrar, të lirohet menjëherë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se sot gjatë ditës, autoritetet serbe kanë arrestuar në Merdarë, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Gramos Agushollin, që ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni. Sipas njoftimit zyrtar, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd, ndërsa MPJD ka ndërmarrë hapa për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rrethanat e ndalimit. Ministria e ka cilësuar ndalimin si arbitrar dhe represiv, dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht....
Burimi: Javanews.al