Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Autoritetet amerikane do t’i deportojnë emigrantët në vendet e treta edhe brenda gjashtë orësh, ja çfarë tregon urdhri i ri
ICE, agjencia federale e zbatimit të ligjit për imigracionin, mund të deportojë emigrantë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara në vende të treta, jo në vendet e tyre të origjinës, vetëm gjashtë orë pasi ai të jetë njoftuar. Kështu tha një zyrtar i lartë i administratës në një dokument të brendshëm që duket se tregon se si do të përshpejtohej largimi i “miliona të huajve” të kërkuar nga Presidenti republikan Donald Trump. Dokumenti u zbulua nga Washington Post. Agjencia në përgjithësi do të presë të paktën 24 orë para se të deportojë dikë në një të ashtuquajtur vend “të tretë”...