Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Autorët ngatërruan objektiv? Ja pistat e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë, u qëllua me breshëri plumbash drejt “G Class”-it
👁2620
Disa pista po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lundër. Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur. Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi. Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class e zezë është thuajse identike me disa të tjera në kompleks, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat. Ky dyshim bazohet edhe në faktin që autorët kishin ngritur kurth në një rrugë ku sipas badigardit kjo makinë po kalonte për herë të parë...