Autor serial i një sërë vjedhjesh në banesa/ Procedohet 25-vjeçari në Berat

Autor serial i një sërë vjedhjesh në banesa/ Procedohet 25-vjeçari në Berat

Një 25-vjeçar është proceduar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se gjatë muajit korrik ka vjedhur në dy banesa. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q,. 25 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se gjatë muajit korrik 2025, ka vjedhur në 2 banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.