“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se Partia Demokratike është e vendosur të nxjerrë në shesh të vërtetën me zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, pranimi i kërkesës së PD për rivlerësim të fletëve të votimit për qarkun Tiranë mund të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. “Për herë të parë po përdorim një instrument, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ata thanë këqyrjen e fletëve të votimit. Kjo të çon te rivlerësimi i votës dhe rinumërimi, nuk është rinumërimin tipik. Kjo është rivlerësim përmes procesit ankimor me garanci më të mëdha,...
Burimi: Javanews.al