Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Automjeti përplas një skuter pranë bashkisë së Durrësit, dy 13-vjeçarë përfundojnë në spital
👁11402
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai” me targa AB 564 CL, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur. Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.