“Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

“Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, mediat kanë kontaktuar me trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja. Ai shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull. “Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh,...
Burimi: Javanews.al