Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare

Autobusi plot me mallra kontrabandë/ Dy 43-vjeçarë në pranga në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro dhe 100 steka cigare

Gjirokastër – Operacioni policor i koduar “Akciza 3” ka finalizuar goditjen e një rasti të dyshuar të kontrabandës së mallrave nga Greqia drejt Shqipërisë. Në pranga kanë rënë dy 43-vjeçarë, të cilët u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Të arrestuarit janë O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër dhe në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës së mallrave. Shërbimet e Policisë ndaluan autobusin në aksin “Kakavijë-Gjirokastër”, i cili drejtohej me ndërrim turnesh nga dy të arrestuarit. Gjatë kontrollit, në...