Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier. Si pasojë e përplasjes raportohet për disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.
Burimi: Javanews.al