Efektivët e policisë katër orë shërbim shtesë në ditë gjatë sezonit veror, qeveria miraton vendimin për pagesat e tyre
👁456
10/07/24
Qeveria ka miratuar vendimin për efektivët e policisë që do të punojnë 4 orë më shumë nga orari zyrtar gjatë sezonit të verës, deri në 15 shtator. Në vendim thuhet se aktivizimi i punonjësve të policisë në punë apo shërbim me zgjatje të kohës normale të punës, me katër orë për çdo turn, bëhet me […]
U rrëzua teksa rikonstruktonte banesën, përfundon në reanimacion 27-vjeçari! Pamje nga vendngjarja
👁1631
10/07/24
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 27-vjeçar është plagosur rëndë teksa kryente punime në banesë. Sipas informacioneve paraprake nga policia, i riu me iniciale A.XH. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa thuhet se aktualisht është në reanimacion. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa […]
Ndërron jetë kryeredaktori i Gazetës ‘Panorama’, Aristir Lumezi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë
👁472
10/07/24
Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (10 korrik) pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në […]
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese takim me prokurorë nga SHBA! Në fokus sfidat për mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit
👁1514
10/07/24
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, ka zhvilluar sot (10 korrik 2024) një takim me prokurorë dhe gjyqtarë nga Utah, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese u takuan me Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata […]
Shantazh ndaj familjes Shumaker, lirohet një prej të dyshuarve
👁727
10/07/24
Postuar: Korrik 10, 2024 | 15:38 Një nga tre të dyshuarit në tentativën e shantazhit ndaj familjes së ish-kampionit botëror të Formulës 1, Mikael Shumaker, është sërish i lirë. Arsyeja e lirimit të tij është gjendja e re e hetimit, tha prokurori Wolf-Tilman Baumert, siç raportohet nga “Frankfuerter Allgemeine Zeitung”. 30-vjeçari u lirua nga paraburgimi, […]
Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi
👁460
10/07/24
Adresa: Rr.”Panorama” (prapa shkolles “Harry Fultz”). Nd.3, H.14, Ap.3, Njesia bashkiake nr.9, Kodi postar 1016, Tirane. Website: www.panorama.com.alNIPT: K22112005E Për reklama në gazeta “Panorama”, të kontaktoni te:Sekretaria: 042403207Agjente MarketinguErinda Topi: 0688019400 Privacy Policy Burimi
“O sot o kurrë, të bashkuar në betejë!”- Ish deputeti i PD për protestën e 11 korrikut: Duhet qeveri teknike! Vjedhja është kthyer në sistem
👁616
10/07/24
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar sot protestën thirrur nga opozita ditën e nesërme, 11 korrik, para kryeministrisë. I ftuar në News 24, Balliu u shpreh se nesër në orën 20:00 opozita do të protestojë me sloganin “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”, duke shtuar se kjo do të jetë një […]
Tentoi të bëjë blerje dhe kryejë pagesa nëpërmjet kartave virtuale gjatë qëndrimit në Tiranë, arrestohet i riu
👁909
10/07/24
Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në Francë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Dyshohet se ky shtetas gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucionet të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar […]
“GJK duhet të ishte e qartë dhe e prerë me kohë në lidhje me mandatin e Xhaçkës”- Meta: Zgjedhjet në Himarë? Do të kemi të njëjtin qëndrim me PD
👁1500
10/07/24
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë. Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e […]
Plani për vrasjen e Arben Ndokës, si Xhelal Rraja siguroi mjetet dhe kushtet për eliminimin e ish-deputetit të PS! 66-vjeçari pjesë e grupit të Durim Bamit
👁1479
10/07/24
Xhelal Rraja është vendosur në pranga ditën e sotme (10 korrik) rreth dy muaj pasi u shpall në kërkim në kuadër të megaoperacionit të SPAK, më 19 Maj, të koduar “Revashi” ku u goditën 7 grupe kriminale. “Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur […]
Vrasja e Alfons Doçit në burgun grek/ Publikohen pamjet, momenti kur dy të burgosur i afrohen dhe sulmojnë me thikë 35-vjeçarin
👁686
10/07/24
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja e ashpër në burg grek në fund të muajit qershor, ku mbeti i vrarë Alfons Doçi dhe u plagos një tjetër. Në videon e publikuar nga Protothema.gr shihet momenti kur Doçit i afrohen disa të burgosur të tjerë shqiptarë dhe nisin ta sulmojnë me thikë. 35-vjeçari shqiptar ishte […]
Tentoi të bëjë blerje dhe kryejë pagesa nëpërmjet kartave virtuale gjatë qëndrimit në Tiranë, arrestohet i riu francez
👁1440
10/07/24
Dyshohet se ky shtetas gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucionet të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro. Po ashtu autoritetet vijojnë punën për identifikimin […]
Vendimi i GJK për Ligjin për Komisionet Hetimore, Bardhi: Nuk përbën asnjë surprizë! Gjeti në anti-kushtetutshmëri dyshen Rama – Begaj
👁1132
10/07/24
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa dispozitave për Ligjin për Komisionet Hetimore. Bardhi shprehet se në këtë vendim nuk ka asnjë surprizë sepse sipas tij anti-kushtetutshmëria ishte ulëritëse. Ai po shton se GJK ka konstatuar: Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën […]
Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e GJK: Kuvendi ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të gjykatës, ta ekzekutojë pa vonesa vendimin
👁1386
10/07/24
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj doli në një komunikim për mediat në lidhje me vendimmarrjen për mandatin e Olta Xhaçkës. Zaçaj tha se Kuvendi ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të gjykatës dhe kërkon që vendimi të ekzekutohet pa vonesa. Ajo shton se Kuvendi duhet të votojë në përputhje me vendimin e Kushtetuese. Zaçaj: Mandati […]
U mor në pyetje nga SPAK, kryebashkiaku i Lezhës nën hetim për procedurat e ndërtimit të një rruge, Ndreu: Është kallëzim politik
👁1674
10/07/24
Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e ndërtimit të një rruge. Pjerin Ndreu është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK. Ndërkohë mësohet se nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës. Pas daljes nga SPAK, Pjerin Ndreu e […]
I premtonte qytetarëve se do t’i siguronte ndihmë ekonomike në këmbim të parave, procedohet 58-vjeçari
👁1076
10/07/24
Pas publikimit të rastit në media nga një emision investigativ, policia e Fierit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale L.N., 58-vjeç. 58-vjeçari i premtonte qytetarëve se do t’i siguronte ndihmë ekonomike në këmbim të pagesës, që varionte nga 50 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të […]
Aksidenti i rëndë/ 15-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me avllinë e një banese! Nga zhvendosja e portës së oborrit dëmtohet 4-vjeçari
👁1301
10/07/24
Një akisdent ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit me iniciale R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4-vjeçar i pronarit të banesës. Fëmija […]
Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS! Akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje
👁445
10/07/24
Policia ka vendosur në pranga Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Gazetari Igli Çelmeta raporton se Xhelal Rraja u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ndaj vëllait të ish-deputetit socialist rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. […]
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj, shpallet në kërkim i riu. Vihet në pranga babai i tij
👁471
10/07/24
Njoftimi i policisë: Kukës Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen, shpallet në kërkim 28-vjeçari. Arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast. Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. […]
“Na ndaluan të bënim pyetje”- Avokati i Mediut: Standardi i dyfishtë i drejtësisë është shkak i revoltës. Akt-ekspertizat kanë shkelje në formë dhe përmbajtje
👁491
10/07/24
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, në komunikim e tij për mediat për përfundimit të seaancës për cështjen “Gërdci” ku ai u përjashtua, u shpreh se gjykata i ndaloi rreth 80% të pyetjeve. Ai shtoi se drejtësia po vepron me dy standarde, jo vetëm në seancën e fundit, por në përgjithësi dhe […]