ntv.al's Profile Image

ntv.al

Ky autor ka publikuar 11645 lajme.
  1. U godit me vezë në Kuvend/ Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike

    U godit me vezë në Kuvend/ Kurti: Po kërkoj marrëveshje politike

    Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të Republikës, pas tensioneve të shënuara gjatë seancës konstituive të Kuvendit. Kurti tha se Vetëvendosje mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual. Në këtë kuadër, Glauk Konjufca ka tërhequr kandidaturën e tij për këtë post. […]

  2. Britania përfshihet nga vala e pestë e të nxehtit, alarmet shëndetësore në fuqi

    Britania përfshihet nga vala e pestë e të nxehtit, alarmet shëndetësore në fuqi

    Alarmet shëndetësore për temperaturat e larta kanë hyrë në fuqi në Britaninë e Madhe, ndërsa vendi pritet të përfshihet nga vala e pestë e të nxehtit këtë vit. Në disa zona të Anglisë, temperaturat mund të arrijnë deri në 36°C javën e ardhshme, veçanërisht në Anglinë juglindore. Alarmet e verdha, të aktivizuara sot në mëngjes, […]

  3. Nuk ka qetësi për reperin/ Eksploziv te lokali i Noizyt në Durrës

    Nuk ka qetësi për reperin/ Eksploziv te lokali i Noizyt në Durrës

    Një sasi e vogël lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit në ambientet e lokalit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e plazhit në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të lokalit, por nuk ka shpërthyer. Rrethanat dhe autorësia e ngjarjes mbeten […]

  4. Ditë zie për Messin, humb babain në moshën 68-vjeçare

    Ditë zie për Messin, humb babain në moshën 68-vjeçare

    Jorge Messi, babai i Lionel Messit dhe një prej figurave kryesore në menaxhimin e karrierës së futbollistit argjentinas, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, sipas raportimeve të publikuara më 8 gusht. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat bëjnë me dije se ai ndërroi jetë në Rosario, Argjentinë, pas problemeve shëndetësore. Jorge Messi ka […]

  5. Sherr me thika në burgun e Fierit/ Plagoset Denis Bajri dhe Jurgen Zoto

    Sherr me thika në burgun e Fierit/ Plagoset Denis Bajri dhe Jurgen Zoto

    Një konflikt mes tre të dënuarve është regjistruar në ambientet e burgut të Fierit, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, në konflikt janë përfshirë Denis Bajoviç, i njohur edhe si Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj. Të tre njiheshin më herët dhe, sipas informacioneve, kishin pasur marrëdhënie të […]

  6. Berisha kundër hartës së re territoriale: Platformë për shpopullimin

    Berisha kundër hartës së re territoriale: Platformë për shpopullimin

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar propozimin për një reformë të re territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Në deklaratën e tij, Berisha e lidhi nismën me reformën territoriale të vitit 2014, e cila reduktoi ndjeshëm numrin e njësive të qeverisjes vendore. Sipas tij, kjo reformë ka […]

  7. Nënë e bir humbën jetën në aksident/ Ekspertët: Nuk ishte vetëm shpejtësia

    Nënë e bir humbën jetën në aksident/ Ekspertët: Nuk ishte vetëm shpejtësia

    Hetimet për aksidentin tragjik në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Serresit në Greqi, vijojnë ndërsa ekspertët po analizojnë pamjet e përplasjes që i mori jetën një 43-vjeçareje dhe djalit të saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare. Eksperti i sigurisë rrugore Panagiotis Stamiris, duke analizuar pamjet për televizionin ERT, tha se shpejtësia mund të ketë qenë një faktor […]

  8. Fushë-Arrëzi ngrihet kundër hartës së re: Bashkia nuk do të shkrihet

    Fushë-Arrëzi ngrihet kundër hartës së re: Bashkia nuk do të shkrihet

    Banorët e Fushë-Arrëzit kanë protestuar sërish kundër propozimit për reformën e re administrativo-territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Fushë-Arrëz me atë të Pukës. Protestuesit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe kërkojnë që vendimmarrja për të ardhmen e njësisë vendore të marrë në konsideratë nevojat e komunitetit dhe shërbimet që u ofrohen banorëve. Në protestë morën pjesë […]

  9. Parandalohet ngjarja e rëndë/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin pas sherrit, në pranga i riu

    Parandalohet ngjarja e rëndë/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin pas sherrit, në pranga i riu

    Një konflikt në zonën e Spillesë ka përfunduar me arrestimin e një 31-vjeçari, i cili u kap nga policia me një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Sipas policisë, efektivët e Kavajës dhe Rrogozhinës ndërhynë pas marrjes së informacionit për një konflikt të dhunshëm në zonë. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë shtetasi E. […]

  10. Shehi hap debatin për hartën e re të Shqipërisë: Ndajeni fshatin nga qyteti

    Shehi hap debatin për hartën e re të Shqipërisë: Ndajeni fshatin nga qyteti

    Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka hedhur idenë për një riorganizim të ndarjes territoriale të Shqipërisë, duke propozuar shtimin e numrit të bashkive dhe reduktimin e qarqeve. Duke folur për mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor, Shehi e konsideroi të ekzagjeruar ekzistencën e 12 qarqeve për një vend me rreth 2 milionë banorë. […]