Protesta e bllokimi i rrugëve në Tiranë, vetëm një në pranga, lihen të lirë 19 persona

Protesta e bllokimi i rrugëve në Tiranë, vetëm një në pranga, lihen të lirë 19 persona

Rreth 20 protestues u shoqëruan nga policia pas episodeve të dhunës dhe përplasjeve me efektivët gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit. Vetëm një prej tyre, Mustafa Veizi, u arrestua, ndërsa të tjerët u lanë të lirë, përfshirë një prej organizatoreve të protestës, Arvina Lleshi, e cila u përplas me deputeten socialiste Iris Luarasi. Protestuesit ishin mbledhur rreth Kuvendit që në nisje të seancës plenare, por një orë pas përfundimit të saj nisën tensionet dhe bllokimi i rrugëve. Dhjetëra protestues tentuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve dhe arritën të rrethonin makinën e socialistes Ilva Gjuzi. Policia në disa momente ndërhyri për të larguar forcërisht protestuesit nga rrugët që ata kishin bllokuar, por ata kundërshtuan, duke u përplasur dhe duke sulmuar edhe...