Goxhaj jep alarmin: Kosova në prag të krizës Kushtetuese, vendimet mund të rrëzohen

Goxhaj jep alarmin: Kosova në prag të krizës Kushtetuese, vendimet mund të rrëzohen

Kosova po përballet me rrezikun e një krize të thellë institucionale, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje funksionale për konstituimin e institucioneve. Ky ishte vlerësimi i Dritan Goxhajt në “Jashtë Kontrollit”, pas zhvillimeve të lidhura me refuzimin e marrëveshjes politike mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit nga disa deputetë të LDK-së. Goxhaj tha se situata mund të duket si shprehje e demokracisë së brendshme, por, sipas tij, interesat personale dhe partiake po vendosen mbi funksionimin e shtetit. Ai përdori termin “anarki” për të përshkruar bllokimin institucional dhe paralajmëroi se mosrespektimi i rregullave kushtetuese mund të çojë në dobësimin e vetë rendit shtetëror. Analisti e përshkroi Kosovën si një mundësi historike për të treguar se si mund të ndërtohej një shtet modern...