Skenë e dhunshme/ 22-vjeçari tenton të arratiset teksa kthehej nga tualeti, godet efektivët

Skenë e dhunshme/ 22-vjeçari tenton të arratiset teksa kthehej nga tualeti, godet efektivët

Një incident ka trazuar ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martës, ku një 22-vjeçar i arrestuar ka shkaktuar kaos në dhomat e izolimit. I riu, i identifikuar si Devis Saliaj, kishte kërkuar të shoqërohej në tualet, por gjatë kthimit drejt dhomës së izolimit ka kundërshtuar efektivët e policisë. Sipas raportimeve, ai ka goditur dhe hedhur sendet që ndodheshin në korridor, duke përshkallëzuar situatën. Për ta qetësuar, ndërhynë edhe të ndaluarit e tjerë, ndërsa më pas në komisariat mbërritën forca shtesë të policisë. Efektivët arritën ta neutralizonin 22-vjeçarin dhe ta izolonin sërish. Saliaj, banues në Tiranë, por që gjatë sezonit veror qëndronte me qira në Sarandë, ishte arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”. Ai rezulton me precedentë të...