Turqi–Greqi/ Goxhaj: Retorikë e fortë, por Athina nuk është gati për luftë

Turqi–Greqi/ Goxhaj: Retorikë e fortë, por Athina nuk është gati për luftë

Deklaratat e ashpra mes Athinës dhe Ankarasë nuk tregojnë domosdoshmërisht se dy vendet po shkojnë drejt luftës. Në emisionin “Jashtë Kontrollit”, Dritan Goxhaj i cilësoi zhvillimet si një përshkallëzim politik që mund t’u shërbejë presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme. Goxhaj iu referua një takimi disaorësh në Athinë ndërmjet drejtuesve të shërbimeve sekrete të Turqisë dhe Greqisë, të zhvilluar pak ditë përpara deklaratave publike. Sipas tij, fakti që përshkallëzimi retorik erdhi pas këtij kontakti ngre mundësinë që palët të jenë duke menaxhuar një shfaqje politike. Ai theksoi se nuk janë raportuar veprime ushtarake konkrete që të dëshmojnë përgatitje për një konflikt të gjerë. Pjesë e tensionit mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territoriale...