No Image Available

Veliaj “hakmerret” pas transferimit nga Durrësi në Fier, kallëzon drejtoreshën e Burgjeve

Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, duke kundërshtuar transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në kallëzim, Veliaj pretendon se transferimi i kryer më 28 tetor 2026 është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi nuk është njohur me urdhrin përkatës dhe as me arsyet ligjore që justifikonin këtë vendimmarrje. Sipas tij, përgjegjësia për këtë veprim bie mbi drejtoreshën e Burgjeve, e cila ka firmosur urdhrin e transferimit. Kreu i Bashkisë së Tiranës pretendon gjithashtu se vendimi është marrë pa respektuar të drejtat e tij ligjore si person në paraburgim, ndërsa më herët e ka cilësuar transferimin si politik. Veliaj...