“Lu’ftoi” i vetëm përballë 6 efektivëve/ Lirohet Klevin Metaj, lihet në detyrim paraqitje

“Lu’ftoi” i vetëm përballë 6 efektivëve/ Lirohet Klevin Metaj, lihet në detyrim paraqitje

Studenti Klevin Metaj, i arrestuar gjatë ditëve të para të protestës studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, është liruar nga masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Apelit ka pranuar ankimin e mbrojtjes, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe duke vendosur që studenti të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës. Metaj, djali i gazetares së News24, Brikena Metaj, ishte lënë më herët në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel ai u përfaqësua nga avokatët Gentian Sejrani dhe Taulant Asllanaj. Lajmin e bëri të ditur avokati Sejrani, i cili njoftoi gjithashtu se është regjistruar kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Kallëzimi lidhet me pretendimet e mbrojtjes për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj studentit gjatë shoqërimit dhe...