Alarm i kuq/ Putin teston Europën në portat e saj, Trump lëkund Aleancën

Alarm i kuq/ Putin teston Europën në portat e saj, Trump lëkund Aleancën

Europa ndodhet mes provokimeve të Rusisë dhe pasigurisë që vjen nga politika e Donald Trump ndaj aleatëve. Kështu shkruan gazetari dhe analisti italian Federico Rampini, në një analizë të publikuar nga Corriere della Sera. Rampini ngre pyetjen nëse përshkallëzimi i incidenteve, sabotimeve dhe sulmeve me dronë në vendet europiane është një përpjekje e Vladimir Putinit për të testuar mbrojtjen dhe kohezionin e Europës, apo sinjal i një strategjie më agresive të Moskës. Sipas tij, shqetësimi është rritur veçanërisht në Gjermani, Poloni, vendet baltike dhe ato nordike, ku kërcënimi rus perceptohet si më i drejtpërdrejtë. Por, paralelisht me kërcënimin rus, Europa përballet me një tjetër pasiguri: raportet me administratën Trump dhe të ardhmen e angazhimit amerikan në NATO. Rampini argumenton se ideja e një mbrojtjeje të përbashkët europiane mbetet ende...