Rama reagon ndaj kritikave për protestën: ‘Mos e përfshini Shqipërinë në politikën tuaj dritëshkurtër’

Rama reagon ndaj kritikave për protestën: ‘Mos e përfshini Shqipërinë në politikën tuaj dritëshkurtër’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kritikave për protestën e zhvilluar para Parlamentit, duke kundërshtuar pretendimet se pengimi i deputetëve për të hyrë në seancën plenare përbën një formë të “dissent”-it demokratik. Përmes një reagimi në median sociale X, Rama i është drejtuar kritikëve duke i pyetur nëse konsiderojnë si “kundërshtim demokratik” bllokimin e deputetëve për të hyrë në Parlament. Kryeministri tha se deputetët shqiptarë, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, janë detyruar të përballen me një “korridor” ofendimesh dhe dhune fizike për të arritur në vendin e tyre të punës. Sipas Ramës, gjatë protestës ndaj deputetëve janë hedhur vezë dhe madje gurë, ndërsa ai e cilësoi të papranueshme që një sjellje e tillë të paraqitet si shprehje e kundërshtimit demokratik....