Alarm ushqimor/ AKU: Mos e konsumoni këtë sallam, kthejeni menjëherë

Alarm ushqimor/ AKU: Mos e konsumoni këtë sallam, kthejeni menjëherë

Një alarm për sigurinë ushqimore prek edhe tregun shqiptar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë një lot të sallamit Galbanetto, pas një sinjalizimi të ardhur nga sistemi europian i alarmit të shpejtë RASFF. Bëhet fjalë për produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, për të cilin është ngritur dyshimi për prani të një trupi të huaj në produkt. Sipas të dhënave të publikuara, produkti që prek tregun shqiptar është: Produkti: Salame Galbanetto G230 c.aLOT: L264173Skadenca: 23/10/2026Kategoria: Mish dhe nënprodukteImportues: Conad AlbaniaVendi që ka dhënë alarmin: Itali Rasti është klasifikuar në njoftimin e raportuar nga AKU me nivel serioz risku, ndërsa konsumatorëve që e kanë blerë produktin u kërkohet të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e shitjes. Alarmi nuk...