Autenticiteti në rrënjë: gruaja krijuese në diasporën shqiptare

Autenticiteti në rrënjë: gruaja krijuese në diasporën shqiptare

Më 19 prill 2025, në bibliotekën “Ferguson” të qytetit të Stamford-it në Connecticut, në orën 13:00, u bë përurimi i antologjisë “Pena e gruas”. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, nën kujdesin e posaçëm të presidentit të saj, z. Adnan Mehmeti.Në këtë ngjarje të veçantë kulturore shqiptare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, znj. Suela Janina, presidenti i SHSHSHA-së z.Adnan Mehmeti, kryetarja znj. Yllka Filipi, nënkryetarja Arjeta Kotrri (Ferlushkaj), sekretari z. Bexhet Asani; z. Pashko Camaj, sekretar i Federatës “Vatra”, editori i gazetës “Dielli”, z. Sokol Paja, anëtarë dhe anëtare të SHSHSHA-së, shkrimtarë,...
Burimi: Diasporashqiptare.al