Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Austri: Riemërtohen rrugët me emra të nazistëve në qytetin e lindjes së Hitlerit
Dy rrugë në qytetin Braunau am Inn të Austrisë, vendlindja e Adolf Hitlerit, do të riemërtohen pasi mbajnë emrat e dy figurave të lidhura me regjimin nazist — kompozitorit Josef Reiter dhe artistit Franz Resl. Vendimi u mor pas një votimi të fshehtë në këshillin bashkiak, ku 28 këshilltarë votuan pro dhe 9 kundër, raportojnë mediat lokale. Autoritetet vendore kishin publikuar më parë një raport që e konsideronte jokushtetues ruajtjen e emrave të personave të lidhur me nazizmin në hapësira publike. Pas miratimit zyrtar të vendimit, rreth 200 familje në zonë do të përballen me ndryshimin e adresës së tyre....