Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve: Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh. Përmes disa pyetjeve të drejtpërdrejta, artistja vë në fokus humbjen e shpresës te të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në vend, si dhe largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve drejt emigrimit. “Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu?Pse ikin? Pse duan të ikin?Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”, shkruan Aurela Gaçe. Ndërkohë këngëtarja ka ndarë edhe pjesë nga kënga e Doktor Florit “Zemërthyer”. “Jam i papërfaqësuar, i parealizuar. Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësua. Unë nuk jam...
Burimi:
ntv.al