Burimi:
Syri.net

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave të kompanisë së hekurudhave
👁6031
Një bombë shpërtheu pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës. Shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash. Ai vetë ka paralajmëruar se nuk bëhej fjalë për farsë. Forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, sa është dëgjuar deri në sheshin Sintagma, ku po zhvillohej një tubim proteste pensionistësh. Informacionet paraprake bëjnë me dije se në një motoçikletë pa targa është gjetur një çantë...