Atentati në Sarandë/ Plagoset 73-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë
73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur sot në Sarandë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai do të vijojë trajtimin në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në qendër të Sarandës, ku nga të shtënat humbi jetën edhe 44-vjeçari Artan Myrtaj.
Burimi:
syri.net