Atentati në Athinë/ Lokali në pronësi të Denis Lulit, urdhri dyshohet të jetë dhënë nga Klod Cara
Lokali “Amora”, i cili ra pre e sulmit me Kallashnikov mesnatën e së premtes në Athinë, rezulton në pronësi të 30-vjeçarit Denis Luli. Si pasojë e të shtënave nga një makinë ku udhëtonin 4 persona, u plagos një 10-vjeçare shqiptare, e cila nuk dihet nëse kishte lidhje me pronarin. Ajo ndodhej në vendin e ngjarjes bashkë me nënën e saj, e cila e transportoi privatisht drejt spitalit pas plagës së marrë në pulpë. Policia gjeti më pas të djegur në Aspropirgo dhe me një Kallashnikov brenda, automjetin e përdorur në ngjarje. Policia dyshon se shënjestër e sulmit ishte 30-vjeçari Denis Luli, person me precedentë penalë. Ai rezulton i arrestuar në 2015 në një parcelë të mbjellë me marijuanë, ku gjatë aksionit Luli hapi zjarr ndaj...
Burimi:
syri.net